Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Ja i përgjigjet ministri Malaj

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka sqaruar arsyet pse qeveria shqiptare ka vendosur të japë bonus për pensionistët dhe jo një rritje direkte të pensioneve.

Sipas tij, qeveria po ristrukturon skemën e pensioneve për të garantuar rritje të qëndrueshme në të ardhmen. “Teksa bëjmë vlerësime të skemës, kemi menduar që të veprohet mbi bazën e bonuseve, të cilat do të shoqërohen edhe me ndryshime strukturore që do të prekin pensionet,” tha Malaj.

Ai shtoi se bonuset do të jenë në përputhje me kontributet e pensionistëve: ata që kanë pasur kontribute më të larta, do të marrin një shumë më të madhe, ndërsa ata me kontribute më të ulëta, do të përfitojnë më pak.

“Ashtu siç kemi deklaruar dhe viti e kaluar, qeveria shqiptare po rikonstrukton këtë skemë, për të garantuar pensione më të larta për pensionistët shqiptarë. Teksa i bëjmë vlerësime skemës, kemi menduar që të veprohet mbi bazën e bonuseve, që do të shoqërohen dhe me ndryshime strukturore që do i bëhen pensioneve
Është menduar që e ardhura shtesë që t’i jepet pensionistëve të jetë në linjë me kontributet që kanë pasur. Ata që kanë pasur kontribute më të ulëta, do të marrin më pak se ata që kanë kontribute më shumë.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×