“Rrjet i konsoliduar informatorësh”, gazetarja për atentatin ndaj Gilmando Danit: Dikush i tradhtoi në Barcelonë! Kur Shaljani ka bërë pagesën e parkimit…

Detaje të reja janë zbuluar mbi atentatin pranë Rinasit ku humb jetën Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani.

Gazetarja Klodiana Lala ka sqaruar se dyshon që në atentat ka qenë i përfshirë një rrjet i tërë informatorësh.

“Avioni do të mbërrinte në 1 të mëngjesit dhe mbërriti në 13:00 në Tiranë.
Dyshime të forta që dikush në Barcelonë i tradhtoi, sepse ai që I ka shoqëruar apo I ka ndihmuar e dinte shumë mirë për vonesën.
Kur Shaljani ka bërë pagesën e parkimit, makina e autorëve ka lëvizur, mendoj se aty ka patur informator, por unë mendoj që ka qenë një rrjet informatorësh.
Ata që I kanë vëzhguar kishin informacion të saktë dhe kishin gjithë kohës në sy”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×