
Shqipëria mori të enjten një fitore historike 1-0 ndaj Andorrës, duke shkuar kështu për herë të parë në Play Off të Botërorit. Edhe pse është ende herët, llogaritë për kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve në këtë fazë, kanë nisur.
Platforma statistikore Football Meets Data parashikon se në rast se Shqipëria përfundon në vazon e tretë, rivali më i mundshëm, me probabilitet 19%, është Çekia. Sipas asaj që theksohet, maksimumi i probalitetit është 25 %, pasi 4 janë kundërshtarët e mundshëm.
Shorti i Play Off të Botërorit do të mbahet me datën 20 nëntor, më vemendjen që tashmë është e spostuar në Nyon.

and then