Shqiptari në Francë vrau gruan dhe veten/ “Jam i stresuar”, motra tregon telefonatën e fundit me të vëllanë: Na ndihmoni të sjellim trupin në Atdhe

Detaje të reja dalin pas ngjarjes së rëndë në Francë, ku Andon Janaqi vrau bashkëshorten dhe më pas i dha fund jetës. Motra e tij, e cila ka folur mes dhimbjes për gazetaren Lorena Kodra, ka bërë një apel publik për institucionet shqiptare.

“Unë dua që vëllain ta sjellin këtu. Ne nuk kemi kushte, mamaja nuk ka më një rrogë, i ka larë borxhet. S’ka ç’bëjmë vetë. Nuk duam gjë tjetër, vetëm vëllain ta sjellim në Shqipëri,” -tha e motra. Ajo tregoi edhe bisedën e fundit me Andonin një ditë para tragjedisë. “Fola dje me të. Më tha ‘jam mirë, po dal një xhiro se jam shumë i stresuar’. Ishte me ankth, i trembur. Më tha ‘flasim më vonë’, por nuk më telefonoi më. E mora disa herë, nuk ma hapi. Sot na erdhën dhe na thanë se kishte vdekur. Na thanë vetëm: ‘bëhuni të fortë’. Kaq.”

Motra tregon se familja nuk kishte dijeni për konflikte të rënda mes çiftit, “Sa herë që flisnim, thoshte ‘mirë jemi, mos ki merak’. Ka dy fëmijë… tani thonë se do t’i marrë shteti. Ne duam t’i marrim këtu fëmijët, një ta marrim ne dhe një gjyshja tjetër. I kemi fëmijët të plagosur në zemër. Ata janë 9 dhe 3 vjeç.”, tha ajo.
Ajo theksoi se familja nuk ka komunikim me të afërmit e nuses dhe nuk dëshiron të ketë pas ngjarjes së rëndë.
Ngjarja ka tronditur edhe komunitetin shqiptar në Francë, ndërsa autoritetet po vijojnë procedurat për riatdhesimin e trupave dhe vendimin për kujdestarinë e fëmijëve



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×