“Tallje!”/ Denoncon Teliti: Buxheti i Tiranës me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet se sa për investimet

Nënkreytari i Këshillit Bashkiak, dhe përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka ngritur akuza të forta ndaj Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar buxhetin e këtij institucioni si “buxhet me shumë koka” dhe duke pretenduar se administrata bashkiake po shpenzon më shumë për paga sesa për investime thelbësore.

Sipas Telitit, gjatë 9 muajve të parë të vitit 2025 Bashkia e Tiranës ka shpenzuar 64 milionë euro për paga, ndërsa investimet në kryeqytet rezultojnë 5 milionë euro më pak se kjo shumë. Ai ngre pikëpyetje mbi rritjen e kostos së personelit dhe e quan administratën “të fryrë”.

Teliti thotë se investimet po realizohen me ritme shumë të ulëta, “katër herë më të ulta sesa vetë planifikimi i bashkisë”. Sipas tij, dështime janë evidentuar në disa sektorë kyç, duke përfshirë mbrojtjen civile, shërbimin zjarrfikës, rrjetin rrugor rural dhe strehimin.

Për më tepër, ai thekson se në programin për arsimin profesional “nuk është kryer asnjë qindarkë investim”, duke e cilësuar këtë situatë “tallje me qytetarët e Tiranës”.

Në deklaratën e tij, Teliti u shpreh se Tirana nuk ka nevojë për “shumë koka dhe punësime fiktive”, por për më shumë investime në infrastrukturë, shërbime, arsim dhe siguri. Ai e cilësoi gjendjen aktuale një arsye të fortë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës.

REAGIMI
BUXHETI I TIRANËS ME “SHUMË KOKA”: PAGUAN MË SHUMË PËR STAFET SESA PËR INVESTIMET.
❌ ​Dikush nga Bashkia me “shumë koka” të na shpjegojë pse për 9 muajt e parë 2025 ka shpenzuar 64 milionë euro për pagat e një administrate të fryrë, ndërkohë që për investimet jetike të kryeqytetit ka paguar plot 5 milionë euro MË PAK.
❌ Dikush nga Bashkia me “shumë koka” të na shpjegojë se pse investimet po kryhen me ritme 4 herë më të ulta sesa planifikimi i po vetë bashkisë?
❌ Dikush nga Bashkia me “shumë koka” të na shpjegojë arsyet e dështimit të investimeve nga mbrojtja civile e zjarrfikësit, e deri te rrjeti rrugor rural dhe strehimi.
❌ Dhe pika kulmore, dikush nga Bashkia me “shumë koka” të na shpjegojë si është e mundur që asnjë qindarkë investim nuk është kryer në programin e arsimit profesional.
Ky nuk është menaxhim, është tallje!
​Tirana s’ka nevojë për “shumë koka”, për të punësuar fiktiv dhe karrige të reja zyrash, por për shërbime, rrugë, shkolla, strehim, siguri dhe funksionalitet.
Një arsye më shumë që Tiranës i duhet ndryshimi, një arsye e fortë më shumë për zgjedhje të parakohshme në bashkinë e kryeqytetit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×