A mund të ndryshonte rezultatin për Tiranën Florian Binaj? Braçe: Ky djali s’do të ngushtonte gjë, bashkia është çështje serioze!

Ligjvënësi socialist, Erion Braçe komentoi se si mund të ishte rezultati i zgjedhjeve në Tiranë nëse do të mbaheshin zgjedhjet më 9 nëntor.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24 Braçe tha se Florjan Binaj, nuk do të ngushtonte rezultatin e zgjedhjeve, pasi bashkia sipas tij është çështje serioze.

“Jo nuk besoj. Po të marrësh opozitën të gjithë bashkë, jemi 50.4 % me 49.60%. Nuk mendoj e ky djali do të ngushtonte gjë. Nuk mendoj se do të fitonte, bashkia është çështje serioze. Ka nevojë për seriozitet. Thënë kjo, ka nevojë për burime njerëzore, mbështetje të qartë, politike dhe popullore dhe një program. Nuk duhet të jetë një program kundër, por një program që zgjidh. Edhe unë kam marrëdhënie me ndërtimtarinë në këtë qytet, e cila nuk është në ekuilibër me jetën e atyre që banojnë në këtë qytet, apo me shërbimet publike. Me trafikun, çdo gjë.”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×