
Ballshiotët nuk kanë pushime dhe do e shfrytëzojnë edhe fundjavën për t’u stërvitur, pasi ditën e shtunë më 22 nëntor luajnë në “Arena Egnatia”, me rrogozhinasit. Bylisi ka zhvilluar një ndeshje brenda grupit ku edhe janë ndarë 22 lojtarët duke formuar dy ekipe, ndërsa konkurrenca është e madhe në Ballsh për një vend titullari dhe në 20-she. Në Rrogozhinë, Josa dhe stafi kanë planifikuar ndryshime në 11-she.
Por duket se në Ballsh presin më shumë prej sulmit, aty ku me mjaft interes pritet që të debutojë sulmuesi me eksperiencë Roni Uankeuai. Lojtari duket se ka kapur formën optimale, aq më tepër që javët e fundit ka qenë në stol por edhe ka luajtur me ekipin B. Duke ditur forcën e tij, nuk është çudi që Bylisi të zbresë në fushë me “tridhëmbësh”, Uankeuai por edhe Ualison e Mustafa në majë.
Gjithsesi, trajneri Mirel Josa e ka gati skuadrën dhe planin për të ndërtuar një grup simpatik në këtë transfertë. Me shumë gjasa, në linjën e djathtë do të jenë Peralta e Kane që kanë bërë mirë në këto ndeshje, por mund te luajë edhe Marku me Koxhin apo Sulovarin. Gjithsesi është shumë herët dhe në ndeshjen miqësore me EFA, në Lushnjë, mallakastriotët morën sinjale pozitive.
Grupi plotësohet në fillim të javës, ndërsa pas disfatës me Flamurtarin, në Ballsh synojnë që të rikthehen te pikët. Java e shkuar edhe pse skuadra e Mirel Josës humbi nuk foli për ta, aq më tepër që rivalët si, Vora e Partizani morën pikët e plota, të dyja në transfertë. Gara në fund është ngjeshur shumë, ndërsa tashmë kampionati ka hyrë ë në fazën kulminante.
and then