
Edison Tirana është personi që u qëllua mbrëmjen e sotme në Shkodër me 5 plumba në automjetin e tij teksa po lëvizte pranë rrethrrotullimit të Koplikut në Shkodër.
Sipas informacioneve të policisë, mbrëmjen e së shtunës, 42-vjeçari Edison Tirana, banues në Bericë është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër.
42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.
Automjeti duket se është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti.
Njëra anë e makinës është e dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë patur më përpara ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht.
Mësohet se konflikti ka nisur që nga dogana e Hanit të Hotit për çështje parakalimi.
Drejtuesit e automjeteve kanë bërë një debat mes tyre dhe më pas kanë vijuar parakalime ndaj njëri-tjetrit deri në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut ku ka patur të shtëna me armë zjarri.
Ndërkohë 5 plumbat makina i ka në pjesën e pasme të saj tek bagazhi.
Sipas burimeve policia ka identifikuar edhe automjetin tjetër si dhe autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri.
Efektivët vijojnë punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të ndodhur.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Bericë.
42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
and then