LAJMI I FUNDIT/ Shkodër, qëllohet automjeti me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit, aksidentohet drejtuesi

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Automjeti duket se është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti.

Njëra anë e makinës është e dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë patur ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht.

Ndërkohë 5 plumbat makina i ka në pjesën e pasme të saj tek bagazhi.

Janë ende të paqarta motivet e kësaj ngjarje ndërsa policia vijon hetimet për të bërë identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×