Shpërthim i fuqishëm në një stacion policie në Indi, humbin jetën 7 persona, plagosen 27 të tjerë

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi të premten vonë në mbrëmje në një stacion policie në qytetin Srinagar të Indisë.

Shpërthimi ndodhi në momentin kur policia dhe oficerët e mjekësisë ligjore po ekzaminonin eksplozivët e sekuestruar. Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi pesë nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike në spital.

Më herët, një zyrtar policie tha për agjencinë Reuters se shpërthimi shkatërroi plotësisht stacionin e policisë Nowgam, i cili u përfshi nga flakët. Një numër i madh forcash zjarrfikëse dhe ambulancash mbërritën menjëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë dhe për të evakuuar të plagosurit.

Ky incident vjen vetëm katër ditë pas një shpërthimi tjetër vdekjeprurës në Delhi, ku një makinë-bombë shpërtheu në atë që qeveria indiane e përshkroi si një sulm terrorist, duke rritur shqetësimet për sigurinë në vend.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×