
Kosova siguroi një biletë për në Play Off të Botërorit pas suksesit 0-2 ndaj Sllovenisë. Ndeshja u vendos nga një gol i Fisnik Asllanit në pjesën e parë dhe një autogol i vendasve në pjesën e dytë.
Ashtu sikurse edhe Shqipëria, dardanët do të luajnë në Play Off shanset për një vend mes më të mirëve në botë, kompeticion ky që do luhet në SHBA.
Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale, pas përfundimit të takimit në Ljubljanë. Në publikimin e tij nuk mungon shqiponja, flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë.

and then