
Rektori i Universitetit, Ethem Ruka, ka bërë me dije se në Universitetin “Luarasi” do të nisë cikli i tretë i studimeve doktoraturë në fushën e Ekonomisë.
Në ceremoninë e diplomimit të studentëve, zoti Ruka ka deklaruar se ky është një hap strategjik që forcon rolin e këtij universiteti si qendër dijesh dhe duke krijuar profesionistë të aftë.
“Kemi sjellë LSE, një nga universitetet më të mira në botë. Na u deshën 7 vite punë për ta sjellë, por kapërcyem të gjitha vështirësitë, dhe jemi sot me 3 programe studimi të hapura. Studentë që do të studiojnë aty janë fatlumë, dhe Studenti i Londrës nuk do të vinte në Shqipëri me një partner të dobët, i duhej një universitet i fortë me emër, që është “Luarasi”.
Kam nderin të deklaroj që këtë vit në “Luarasi” hapet cikli i tretë i studimeve, doktoratura në degën e “Ekonomikut”.
Hap strategjik që forcon rolin tonë si qendër dijesh e duke krijuar e formuar profesionistë të aftë.
Universiteti është pjesë e një rrjeti 11 universitetesh, ku “Luarasi” është një ndër aktorët kryesor për të çuar përpara politikat e arsimit në vend”, tha ai.
and then