
Përfaqësuese si Uellsi, Rumania dhe Ukraina po luftojnë për vendin e dytë në grupin e tyre. Në rast se të paktën njëra prej tyre ia del në grupet për kualifikueset e Botërorit, atëherë Shqipëria kalon automatikisht në vazon e tretë për shortin e “play off”.
“Panorama Sport” iu sjell një pasqyrë të situatës aktuale. Kuqezinjtë e Silvinjos për momentin janë ata që mbyllin vazon e dytë, por asgjë nuk është e lehtë. Për më tepër që llogaritë varen nga grupt e kundërshtarëve. Islanda, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe ndoshta Irlanda, janë përfaqësueset që do të vinin në ndihmë. Duhet thënë se nuk janë favorite në grupet e tyre, për këtë Shqipëria projektohet nga të gjithë si vazo e tretë.
Shqipëria duhet të luajë dy ndeshje në “play off”, për të siguruar kualifikimin në Botëror. E para do të jetë gjysmëfinale, ndërsa vetëm nëse Shqipëria është në vazon e dytë do të luhet në stadiumin “Air Albania”.
SKENARI AKTUAL
15 nëntor(sot)
Lihtenshtejn – Uells
Uellsi nuk duhet të fitojë me më shumë se 5 gola diferencë sot, që llogaritë të mbeten të hapura. Maqedonia e Veriut kërkon t’i shpëtojë vazos së katërt, por asgjë nuk është e garantuar dhe pse aktualisht mbajnë vendin e dytë në grup. Pozicion që nëse e ruajnë, i dërgon në vazon e tretë.
16 nëntor
Ukrainë – Islandë
Islanda nuk duhet ta humbasë këtë takim. Vetëm kështu Ukraina nuk do të përfshihej në vazon e parë, duke ndryshuar renditjen edhe për përfaqësueset e tjera. Islanda është poshtë Shqipërisë në renditjen e FIFA-s, për këtë nuk përbën rrezik.
18 nëntor
Uells – Maqedoni e Veriut
Në rast se Uellsi nuk fiton me më tepër se 5 gola diferencë ndaj Lihtenshtejnit, Maqedonisë së Veriut i mjafton barazimi në transfertë për të mbajtur vendin e dytë. Në të kundërt duhet të fitojë në finalen e konsideruar për javën tjetër.
SKENARI QË PRISH LLOGARITË
15 nëntor(sot)
Bosnjë Hercegovinë – Rumani
Bosnjë Hercegovina dhe Rumania po luftojnë për vendin e dytë në grup. Aktualisht Bosnja ka 3 pikë më tepër, ndërsa sot luajnë një sfidë direkte bashkë. Vetëm fitorja e qetëson Bosnjën, pasi me çdo rezultat tjetër do të ishte e rrezikuar. Kjo për shkak se Rumania me 3 pikë më pak, e luan sfidën e fundit me San Marinon, ndërsa Bosnja përballë Austrisë. Në rast se Rumania merr vendin e dytë, pozicionohet edhe në vazon e dytë. Për këtë kuqezinjtë janë krah Bosnjës.
*TJETËR SKENAR QË MUND TË NDIHMOJË SHQIPËRINË
16 nëntor
Hungari – Irland
Të dyja përfaqësueset do të luajnë një finale nesër bashkë. Shqipëria do të kishte në avantazh fitoren e Irlandës ndaj Hungarisë, pasi hungarezët e kanë të sigurt të paktën vazon e dytë. Irlanda megjithatë ka fituar ndaj Portugalisë dhe ekziston mundësia që të kalojë Shqipërinë në renditjen e FIFA-s dhe rrjedhimisht në vazo, për këtë edhe sfida Shqipëri-Angli ka peshë të madhe për llogaritë përfundimtare.
and then