Tritoli në restorantin “Perla e detit” në Kamëz, autori u filmua nga kamerat e sigurisë. Zbardhet dëshmia e pronarëve

Shpërthimi ka ndodhur në restorantin “Perla e Detit”, nga pjesa e mbrapme e lokalit, në pronësi të Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, kunetër.

Sasia që ka plasur ka qenë e vogël, pasi janë thyer disa xhama të fasadës. Në kamerat e lokalit duket autori që afrohet dhe lë lëndën plasëse, i maskuar, dhe largohet me vrap në këmbë.

Pronarët deklarojnë se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk kanë asnjë ide se pse është vendosur lënda plasëse, dhe do të jenë hetimet në vijim që do të zbardhin ngjarjen.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×