
Një aksident me disa të lënduar ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Roskovec , në vendin e quajtur “ Kthesa e Verbasit”.
Dy automjete, janë përplasur me njëra- tjetrën dhe per pasoje kane mbetur te lenduar dy drejtuesit dhe dy pasagjeret që udhëtonin me ta.
Ata janë transportuar me urgjence drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje per te përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në fshatin Verbas, automjeti me drejtues shtetasin J. V., 18 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. S., dhe për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe katër pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
and then