
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi protestën e fundit të opozitës, si dhe çështjen e referendumit për barazinë gjinore dhe debatin mbi mbrojtjen e familjes.
Berisha u pyet nga qytetarët nëse protesta e 7 korrikut duhej të kishte qenë më e zgjatur dhe më e vazhdueshme. “Ndoshta, keni të drejtë. Protesta e 7 korrikut ishte e jashtëzakonshme,” tha ai. “Por ajo ishte thirrur si një protestë në proces të vazhdueshëm, mbase duhet të ishte protestë e vazhdueshme.”.
Në vijim, Berisha theksoi se opozita do të mbështesë nismat qytetare që lidhen me çështjet e familjes. “Ne pa diskutim do të mbështesim aleancën për familjen, për përpjekjet e qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur familjen, pavarësisht bindjeve politike,” u shpreh ai.
Ai i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në këto nisma, duke theksuar rëndësinë e strukturës familjare në shoqëri. “Pa familje, kombi shuhet. Familja është kushti më themelor që të ekzistojë shoqëria,” deklaroi Berisha.
Bashkëbisedimi i tij online vjen në vijim të debatit publik mbi nismat ligjore dhe temat sociale që kanë përfshirë opinionin, përfshirë diskutimet rreth referendumit për barazinë gjinore dhe rolin e familjes në shoqërinë shqiptare.
and then