
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe situatën e krijuar në Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar të padrejtë lënien e kryeqytetit pa një kryetar të zgjedhur me votë.
Rama theksoi se arrestimi i kryetarit të Bashkisë ishte “disproporcional” dhe nuk justifikonte boshllëkun institucional në krye të Tiranës.
Megjithatë, kryeministri nënvizoi pavarësinë e drejtësisë: “Drejtësia është e pavarur, falë një hapi të jashtëzakonshëm që kemi bërë për ta pavarësuar pas 100 e kusur vitesh”.
Rama komentoi edhe arsyet e mbajtjes së zgjedhjeve, duke theksuar se ato nuk ishin për të fajësuar kryetarin, por sepse ai ishte në pamundësi për të kryer detyrën.
Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ai tha se nuk beson të ketë pasur ndikim politik, por sipas tij ky vendim tregon nevojën për hapin e radhës, pra Velija në krye të Bashkisë në mënyrë që të kryejë detyrën.
Edi Rama: Duhet të ishte kryetari i bashkisë, për të ardhur keq por duhet të shohim përpara. Jetojmë në një botë të helmatisur, ku nga 100 tituj që lexoni, 99 janë rrena.
Kam thënë që arrestimi ishte disporpocional, që të lihet Tirana pa kryetar të zgjedhur.
Cilado qoftë arsyeja pse drejtësia heton kryetarin e Bashkisë janë të pamjaftueshme sa kohë kryetari i Bashkisë nuk ka vrarë njeri për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie të zgjedhur. Gjithsesi drejtësia është e pavarur, falë një hapi të jashtëzakonshëm që kemi bërë për ta pavarësuar pas 100 e kusur vitesh.
Zgjedhjet nuk ishin hap për të fajësuar kryetarin e bashkisë, por ishte në pamundësi për të bërë punën. Qyteti nuk drejtohet me telekomandë.
Nuk besoj që GJK ka bërë politikë, por vendimi i saj më bën të mendoj që hapi i radhës duhet të jetë që Veliaj të mund të ushtrojë detyrën, sepse ndaj u tha se nuk mund të kishte zgjedhje sepse ishte i zgjedhuri i qytetarëve.
Ogerta do të kandidojë sërish për Tiranën kurdo të ketë zgjedhje.
and then