
Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha pati disa mundësi të mira ndaj Anglisë në umbjen 0-2, por nuk ia doli dot të shënojë.
“Bëmë një ndeshje të mirë të gjithë çunat, bëmë detyrat duke i vendosur në vështirësi, besoj që arrita të bëj diferencën sadopak dhe krijuarm raste, por nuk arritëm të shënonim na dhemb ky fakt, na mungoi edhe fati se Anglia nuk është se krijoi ndonjë rast sot, vetëm Kejn që shënoi direkt se është lojtar klasi. Ishte një vrapim i gjatë se isha në 16-shën tonë, vrapova për të arritur aksionin dhe mendova të gjuaja nga këndi tjetër me kontakt të parë dhe nuk arrita të bëj goditjen e duhur dhe u mërzita pak. Bajrami më bëri një super pasim por nuk arrita të shënoj dhe më dhemb kjo.
Që nga Uzuni, Daku, Rei, Armando e bëjnë të gjithë punën mire nuk e kam problem se si luajnë, Uzuni është lojtar që e ndjek shumë hapësirën dhe bën presion te mbrojtja dhe kjo është diçka shumë e mirë. Ka kualitet dhe është një lojtar shumë shumë i mirë.
Kam një respekt të madh për Klausin, besoj që nuk ka motivim përpara kësaj ndeshje duke e ditur se me çfarë kombëtare do të përballesh, me zor pres të kem situata 1 kundër 1 dhe nuk hezitoi, shkoj dhe nuk e kam problem, dua të iki deri në fund, duhet që të bëj diferencën dhe të jap maksimumin dhe të bëj më të mirën. Shpresoj që golin që humba sot ta bëj në mars”- tha ai.
and then