
Ish-lojtari i kombëtares Altin Rraklli, në një intervistë për Sport News në News 24, u ndal të fliste për mungesën e golit nga Broja. Sipas tij, problemi i tij është psikologjik.
“Broja duhet të punojë me veten nga ana psikologjike. Edhe ndryshimet e shpeshta kanë ardhur për një arsye. Këtë përformancë po jep për shkak të skuadrës së tij, nuk e ka me kombëtaren. Ai e ka problemin me Anglinë, kjo e bën që të mos japë maksimumin.
Ai duhet të jetë i qetë, nuk duhet të ketë presion. Duhet ta lejmë të jetë i qetë” -tha Rraklli në bisedën me Trevisa Tufën. Broja nuk shënon me Kombëtaren në një ndeshje zyrtare prej kohësh.
and then