
24-vjeçari F.Xh është arrestuar nga autoritetet policore, pasi ditën e djeshme goditi me makinë vajzën 2-vjeçare ku si pasojë kjo e fundit humbi jetën.
Sipas burimeve, 24-vjeçari është arrestuar në flagrancë ditën e sotme.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku automjeti me drejtues shtetasin F. Xh., 24 vjeç, ka goditur një 2-vjeçare, e cila si pasojë ka humbur jetën, informojmë se:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
and then