Tani është zyrtare, Shqipëria mëson vazon e Play Off të Botërorit

Pas humbjes ndaj Anglisë, Shqipëria tashmë mësoi edhe zyrtarisht vazon në të cilën do bëjë pjesë në Play Off të Botërorit. Kuqezinjtë do të jenë në vazon e 3-të, në shortin që do mbahet në 20 nëntor.

Ekipi i Sylvinhos nuk mori dot një rezultat pozitiv ndaj “3 luanëve”, duke mos kaluar dot Irlandën. Jo vetëm kaq, por edhe Ukraina triumfoi ndaj Islandës dhe i mori vendin e dytë në grupin kualifikues.

Llogaritë ishin mjaft të komplikuara dhe tashmë edhe matematikisht, ekipi jonë përfaqësues përfundon në vazon e 3-të. Kujtojmë që në Play Off të Botërorit është edhe Kosova.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×