
Nëntori është pa diskutim muaji i shqiptarëve, muaji kuqezi, por këtë herë është ndryshe, pasi për herë të parë në histori si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, shkojnë së bashku në fazën “play-off” të një Botërori.
Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një reagimi në rrjetet sociale uron sërish pjesën tjetër të Shqipërisë, dardanët, që siguron vendin e dytë në grupin e tyre një xhiro përpara fundit:
Një ditë e madhe për futbollin shqiptar!
FSHF përshëndet me gëzim dhe emocion të veçantë arritjen historike të Kosovës, që për herë të parë siguron vendin në PLAY-OFF të një Botërori. Kjo sigurisht është një fitore që e ndjen çdo shqiptar, kudo që jeton dhe, ashtu siç theksoi edhe Presidenti Armand Duka, është një moment i dyfishtë krenarie për kombin tonë.
Urime Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë ekipit drejtues për këtë sukses të jashtëzakonshëm!
Le të vazhdojmë të ëndërrojmë bashkë dhe të shkruajmë histori në futbollin shqiptar!
and then