Tentoi të kalonte pakon me kanabis përmes portit, arrestohet marinari italian i tragetit Durrës-Ankona

Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi italian S. M., 25 vjeç, i punësuar si marinar në linjën Durrës – Ankona.

Ai u kap në ambientet e terminalit të pasagjerëve të Portit Durrës, në dalje të Republikës së Shqipërisë, duke tentuar të kalonte një pako me lëndë narkotike në formë boçeje, të dyshuar kanabis.

Kontrolli ndaj tij u krye pas informacionit të siguruar nga rrugë operative. Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale dhe materiali procedurial do t’i kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×