
Pas arritjes së fazës Play Off, Shqipëria u mund 0-2 nga Anglia në “Air Albania, duke mbyllur me humbjen fushatën kualifikuese të Botërorit.
Të kualifikuar për në fazën play-off të Botërorit, ndaj Anglisë, Sylvinho vërtetoi se e gjithë vemendja e kuqezinjve është te sfidat e marsit, kjo u pa qartë edhe te formacioni titullarë ku kurseu 4 nga 5 lojtarët që rrezikonin sfidat e play-off. Ashtu siç pritej, Anglia e nisi sfidën në sulm, por pa kërcënuar seriozisht portën e Strakoshës.
As Shqipëria nuk qendëroi pasive madje Hysaj tentoi edhe një gol për katalog, por goditja e tij përfundoi pak mbi traversë. Pa presion dhe me dëshirën për të vënë në jetë një tjetër arritje historike, Shqipëria vendosi në siklet Anglinë me disa zbritje të rrëzikshme me Arbër Hoxhën. Të kualifikuar si kokë grupi, Anglia e mori me qetësi fraksionin e parë, ku rastin e parë të rrëzikshëm e shënuan në minutën e 37-të ku goditja e Boue dhe Kuensa vunë në lëvizje portierin Strakosha. Pjesa e parë e këtij takimi luksi u mbyll në barazim pa gola.
Në pjesën e dytë, ekipi i Tuchel realizoi dy herë me Kane. Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar për Shqipërinë, që bëri një ndeshje të mirë dhe tashmë do mendojë për Play Off e Botërorit. Anglia e mbyll pa pësuar gol, një rekord fantastik ky i “3 luanëve”.
and then