Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën dhe plagos drejtuesin e saj

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

Një automjet tip “ Benz” është përplasur me një karrocë e cila ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i karrocës ka mbetur i lënduar.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier , ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe për të bërë të mundur disiplinimin e trafikut.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×