
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ftuar në Log, ka deklaruar se zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK, ka urdhëruar Kuvendin që të gjitha ligjet e propozuara prej ministrisë së saj, të hiqen nga rendi I ditës për diskutim në seancë plenare.
Bardhi tha se Balluku ka vendosur të shmangë përballjen me opozitën në Kuvend.
“Janë urdhëruar shërbimet e kuvendit, kanë kaluar në komisione disa ligje të hartuara nga ministria që ajo drejton, janë udhëzuar në Kuvend që asnjë ligj të mos futet në diskutim.
Ka vendosur të shmangë seancat plenare, nuk do të lejojë debat dhe përballje me opozitën, akuza që sja ka bërë opozita por SPAK”, tha Bardhi.
Gazment Bardhi: Ndërsa merrej e pandehur zv/kryeministrja Balluku, asnjë media nuk informonin qytetarët që ishte marrë e pandehur.
Ne jetojmë në një realitet të tillë. Të gjitha raportet flasin për një kontroll të qeverisë në media.
Janë urdhëruar shërbimet e kuvendit, kanë kaluar në komisione disa ligje të hartuara nga ministria që ajo drejton, janë udhëzuar në Kuvend që asnjë ligj të mos futet në diskutim.
Ka vendosur të shmangë seancat plenare, nuk do të lejojë debat dhe përballje me opozitën, akuza që sja ka bërë opozita por SPAK/
Nuk gjej dot një projekt të inicuar nga Balluku që nuk fshihet një aferë.
and then