Bardhi denoncon një tjetër aferë: Balluku në hetim nga SPAK edhe për shitblerjen e energjisë. 180 mln euro në vit ndahen me 3-4 kompani

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila prej javësh është marrë e pandehur nga SPAK. Ai akuzoi se çështjet në hetim përfshijnë dëme të mëdha ekonomike dhe se vetë ka rol kallëzues në disa prej tyre.

Sipas Bardhit, problemi i madh i qeverisjes aktuale lidhet me procedurat që, sipas tij, kanë sjellë përfitime të paligjshme. “E keqja e këtij vendi është Balluku që vjedh 50 milionë euro me një procedurë. Nuk mund t’i shpëlajmë trurin njerëzve që mirë këta vjedhin, por ka probleme opozita,” deklaroi ai, duke theksuar se vëmendja duhet të përqendrohet te shkeljet që ai pretendon se jenë kryer nga zëvendëskryeministrja.

Ai u shpreh se ndaj Ballukut janë duke u hetuar disa çështje nga SPAK: “Balluku ka të paktën 4-5 çështje që janë nën hetim. E di sepse jam kallëzues dhe kam marrë informacion nga prokuroria që këto çështje janë aktive.”

Një prej hetimeve, sipas tij, lidhet me skemën e shitblerjes së energjisë.

Bardhi akuzoi se Balluku ka nënshkruar një urdhër që ndalon shitblerjen e energjisë në bursën shqiptare, duke favorizuar procedura jashtë bursës që, sipas tij, kanë prodhuar humbje masive për shtetin. “Kjo ka sjellë dëm në një vit plot 180 milionë euro,” tha ai, duke shtuar se 3–4 kompani përfitojnë nga këto procedura duke blerë energji me çmim të ulët e duke e shitur më shtrenjtë, duke shmangur rregullat e bursës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×