Berisha kundër ligjit për barazinë ligjore, paralajmëron: Do ta mbrojmë me çdo çmim familjen, Rama dhe “Lubia” kërkojnë ta shkatërrojnë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës para Kryeministrisë, deklaroi se protesta do të vijojë “deri në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve”. Ai u shpreh se “nuk ka forcë në botë që të ndalojë këtë mision”, duke falënderuar mbështetësit për angazhimin e tyre gjatë katër viteve të fundit.

Berisha sulmoi ashpër qeverinë dhe akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku për “përpjekje për të shkatërruar familjen shqiptare”. Duke iu referuar ligjit për barazinë ligjore dhe identitetin gjinor, ai e cilësoi atë si “ligji i Soros”, për të cilin pretendoi se “shkatërron familjen” dhe se është pjesë e “fushatës së ekstremistëve të majtë për ndryshimin e gjinisë”.

“Ne do të jemi këtu deri në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Nuk ka mission më të shenjtë. Nuk ka forcë në botë që do të na ndalojë këtë mission. Nderime për ju që keni 4 vite të angazhuar për çdo betejë, më të vështirat, por që i futuat dhe triumfuat mbi çdo armik të pluralizmit në Shqipëri.

Jemi kundër ligjit të Soros, që shkatërron familjen. Ekstremistë të majtë ndërmorën fushatën më të paimagjinueshme të ndryshimit të gjinisë. Ligjin me të cilin u vendos padrejtësi. Ligji me të cilin presidentit Trump iu formulua ndaj tij 35 akuza dhe gjoba. Atë ligj e votoi parlamenti. S’do ta pranojmë kurrë!

Familja shqiptare do të mbetet institucioni më i shenjtë i shqiptarëve. Këtë familje Edi Rama dhe ‘Lubia’ kërkojnë ta shkatërrojnë. Kjo familje do të mbrohet me çdo çmim!”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×