
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se Shqipëria ka mbyllur një cikël të rëndësishëm përpjekjesh në procesin e integrimit europian dhe po hyn në një fazë të re sfidash dhe mundësish.
“Sot mbyllet një cikël përpjekjesh dhe hapet një horizont i ri sfidash e mundësish,” shkruan Spiropali, duke nënvizuar se me hapjen e çdo kapitulli të ri negociues, Shqipëria po shkruan një faqe të re të historisë së saj europiane, tashmë jo vetëm si aspiratë, por si realitet që po ndërtohet hap pas hapi.
Ministrja e Jashtme e cilësoi këtë moment si “kurorëzimin e një dekade punësh të vështira, reformash të guximshme dhe besimi të palëkundur” në rrugëtimin drejt forcimit të institucioneve demokratike, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social, dhe sigurimit të drejtësisë e mirëqenies për të gjithë qytetarët.
Spiropali u shpreh e vendosur se puna do të vijojë me intensitet të lartë deri në mbylljen e negociatave në vitin 2027, duke theksuar se objektivi mbetet i qartë: “Ne nuk do të ndalemi derisa flamuri ynë të jetë në tryezën e përbashkët europiane.”
“Sot mbyllet një cikël përpjekjesh dhe hapet një horizont i ri sfidash e mundësish.
Me çdo kapitull të hapur, Shqipëria shkruan një faqe të re të historisë europiane, jo më si aspiratë, por si një realitet në ndërtim.
Ky është kurorëzimi i një dekade punësh të vështira, reformash të guximshme dhe besimi të palëkundur tek rruga e një Shqipërie me institucione të forta demokratike, me zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm, me drejtësi e mirëqënie për të gjithë.
Ne nuk do të ndalemi derisa flamuri ynë të jetë në tryezën e përbashkët europiane, për Shqipërinë, Europën e Ballkanit.
Gati për sfidat e punët që na presin për mbylljen e negociatave në vitin 2027.
Shqipëria nuk ndalet”, u shpreh ajo.
and then