
Me mure të nxirë, orendi të shkrumbuara, pa dyer e pa dritare, kjo është gjendja e banesës së çiftit Shametaj nga Vlora, që u përfshi nga flakët mesditën e 16 nëntorit. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara për News24 nga operatori Marjus Seitaj, shtëpia e dy të moshuarve është e bërë e pabanueshme.
Çifti i të moshuarve jetojnë në lagjen e ish-sodës në Vlorë, ndërsa në trishtim të thellë pohojnë se nuk mundën të shpëtonin asgjë. Në çastin kur ra zjarri të dy, burrë e grua ndodheshin në oborr, ndërsa 79-vjeçari Jorgo Shametaj ka tentuar të futej brenda mes për mes flakëve, por e shoqja e ka ndaluar.
Jorgo dhe Myrvete Shametaj thonë se pensioni që ata marrin nuk e arrin vlerën e 30 mijë lekëve në muaj, ndaj e kanë të pamundur ta restaurojnë vetë banesën. Dy të moshuarit thonë se në luftën për mbijetesë kanë vetëm njëri-tjetrin, ndaj drejtojnë apel për ndihmë.
Sipas të moshuarve shkak për rënien e zjarrit në banesën e tyre është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për rastin.
and then