
Prokuroria e Posaçme ka çelur një dosje të re dhe po heton një transfertë prej 3 milionë eurosh nga Shqipëria drejt Austrisë, para të cilat dyshohen se janë përfituar nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj.
Bëhet fjalë për një transfertë të kryer nga biznesmeni Lirim Fejzullai në vitin 2014, pak kohë pas privatizimit të ndërmarrjes Buka, veprim që sipas SPAK i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit 7 miliardë lekë.
“Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend të BE që po verifikohet”, tha prokurori Gokaj.
Avokati Henrik Ligori që mbron interesat e Ahmetaj reagoi në gjykatë dhe deklaroi se prokurori nuk kishte ngutje të mbyllte hetimet, nëse ka prova të reja tu paraqesë, pasi nuk mund të jete proces i rregullt me akte surprise.
Elvin Gokaj i tha gjykatës së u detyrua t’i njoftonte akuzën e shpërdorimit të detyrës për dosjen “Buka” për shkak të shkak te afateve te parashkrimit, ndërsa çështja për trasfertën e parave është veçuar dhe po mbi bazën e letër porosive rtë ardhura nga Austria.
SPAK po heton nëse paratë e transferuara në një bankë të nivelit të dytë në Austri janë përfituar ose jo nga ish-zv.kryeministri.
Arben Ahmetaj ndodhet në arrati dhe aktualisht është në Zvicër. SPAK ka kërkuar ekstradimin e tij pasi po e heton për korrupsion e pastrim parash për çështjen e inceneratorëve dhe ndaj tij ka caktuar masë “arresti me burg”.
Për dosjen “Buka” Ahmetaj u hetua në gjendje të lirë dhe po gjykohet me procedurë të zakonshme. Në proces pritet të rrëfehen 14 dëshmitarë, përfshirë dhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Çani.
and then