
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, në takim me homologun e saj gjerman Johann Ëalter David Rudolf, theksoi se Evropa nuk është destinacion për Tiranën por sipas saj, mënyra se si duan të jetojnë qytetarët shqiptarë.
Spiropali tha se Gjemrania është shtyllë e besueshme krah Shqipërisë.
“Faleminderit për qartësinë e mendimit dhe forcën e bindjes me të cilën Gjermania mike qëndron si shtyllë e besueshme në krah të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Në një kohë kur fjalët shpesh humbin peshën, vlerësojmë veprimin tuaj të qendrueshëm, atë lloj miqësie që nuk matet me deklarata, por me përkushtim konkret për një rajon të bashkuar në standarde dhe në shpirt europian.
Ne vijojmë udhëtimin tonë me besim të qetë e përkushtim të thellë: të ngremë shtetin e së drejtës mbi themele të forta, të ruajmë ritmin e reformave që e bëjnë demokracinë tonë më të pjekur, të ndërtojmë ekonomi që qëndron mbi konkurrencë, drejtësi dhe besim publik.
Europa për ne nuk është vetëm destinacion, është mënyra se si duam të jetojmë, të mendojmë e të qeverisim çdo ditë.”, shkroi Spiropali në një postim në Facebook.
and then