Hapja e grupkapitullit të fundit, Marta Kos: Shqipëria, partner i besueshëm për BE-në! Jeni shembull i procesit të integrimit

Marta Kosa ka dhënë një mesazh nga Brukseli në hapje të grup kapitullit të fundit për anëtarësimin në BE.

Marta Kos: Mesazhi që kam p[ër qytetarët është se kjo është e gjitha falë punës tuaj. Ne ndihmojmë por jeni ju që jepni rezultate. Në momentin që keni marrë statusin kandidat është përgjegjësi dhe përkushtim i BE dhe vendeve anëtare. Nuk është e vështirë të jesh pozitiv kundrejt vendit tuaj sepse ju jepni rezultate.

Nëse na duhet një shembull se çfarë është procesi i anëtarësimit duhet të hedhim sytë nga ju sepse jeni shembull.

Sot dëgjuam që harmonizimi i Shqipërisë me politikën europianë është 100 përqind, na duhen partnerë ku mund të mbështetemi dhe ju jeni një prej tyre.

Shqipëria vijo kështu, ne po përgatisim një shtëpi në Europë për ju.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×