
Avokati i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj ka reaguar sot pas kërkesës zyrtare që Ministria e Drejtësisë i ka adresuar autoriteteve zvicerane për ekstradimin e klientit të tij, i cili prej kohësh ndodhet jashtë territorit shqiptar dhe kërkohet nga drejtësia.
Avokati është shprehur kritik ndaj mënyrës se si po procedon Prokuroria, duke vënë në dukje se sipas tij ka mungesë transparence dhe rregullshmërie në proces.
“Prokurori po thotë që ‘po na doli gjë nga kjo, do ngrejmë akuzë’. Nëse ka hetime të tjera për këtë çështje, prokurori nuk kishte ngutje të mbyllte hetimet. Nuk mund të jetë proces i rregullt me akte surprizë,” deklaroi ai.
Më tej, avokati kërkoi që organi i akuzës të bëjë publike të gjitha provat që pretendon se ka në dispozicion: “Nëse ka prova të tjera, prokurori t’i paraqesë,” u shpreh ai.
and then