“Më dhemb fakti që nuk shënova”, Arbër Hoxha: Mëkat, zhvilluam super ndeshje

Arbër Hoxha ishte një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë përballë Anglisë. Sulmuesi i Dinamo Zagreb zhvilloi një paraqitje fantastike, por shpërdoroi edhe rastin më të pastër për të ndëshkuar “Tre Luanët” përpara se Harry Kane të realizonte golin e parë. Pikërisht ky detaj nuk e lejon Hoxhën të festojë plotësisht, i vetëdijshëm se ai rast mund të ndryshonte rrjedhën e këtij takimi:

“Nuk jam aq i lumtur sepse nuk arritëm të marrim një rezultat pozitiv dhe kur e mendon që Kombëtarja luajti super ndeshje, me rastet që krijoi deri në minutën e 70′ para se anglezët të shënonin golin, ishim të barabartë. Edhe pse ata e patën në kontroll ndeshjen, rastet i patëm ne edhe pse nuk arritëm të shënonim gol. Më dhemb fakti që nuk e shënova atë rastin që kisha, por duhet ta lemë pas këtë ndeshje dhe të përqendrohemi te ajo në mars për “play-off”. Kemi bërë ndeshje të mira, kemi hasur shumë vështirësi gjatë këtij rrugëtimi, por nuk jemi dorëzuar asnjëherë dhe tani të vijmë në mars të përqendruar. Besojmë dhe shpresojmë te grupi që do të arrijmë një vend në Kupën e Botës. S’duhet të ndjehemi asnjëherë inferiorë, sepse grupi ka shumë kualitet dhe të përqendrohemi pavarësisht kë kemi kundërshtar, mund të bëjmë diferencën”, u shpreh Hoxha për mikrofonat e FSHF-së.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×