
Nga foltorja para Kryeministrisë, deputeti i PD për qarkun e Elbasanit, Bledi Himçi, e ka cilësuar qeverinë e përfshirë nga një sërë skandalesh dhe aferash korruptive, një klub i mbyllur interesash, ku tenderat jepen në formë qokash, ndërsa kompanitë pranë qeverisë ndajnë milionat dhe qytetarët marrin premtime boshe.
Himçi tha se është e pamundur që zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK, të ketë firmosur tenderat korruptivë pa dijeninë e Ramës.
“Ne kërkojmë dorëheqjen e zv/kryeministres Belinda Ballukut, sot ne i kërkojmë SPAK arrestimin e Ramës dhe Ballukut, ky moment është për të zgjuar ndërgjegjen tonë, kur drejtësia hesht ne duhet të ngrejmë zërin.
Shqipëria nuk është pronë private as e Ballukut dhe as e Ramës”.
Bledi Himçi: Sot kemi kryeministrin Rama dhe zv/kryeministren Balluku që janë përfshirë në një aferë korruptive, Balluku është marrë e pandehur nga SPAK. A kishte mundësi që Rama të mos ishte në dijeni të tenderave të firmosur nga Balluku, qindra milionë euro. A kishte mundësi që Balluku të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së tij, në vend që të kishim një qeveri që punon për qytetarët, kemi një klub të mbyllur interesash, ku tenderat jepen në formë qokash, ku kompanitë pranë qeverisë ndajnë milionat dhe qytetarët marrin premtime boshe.
Ne kërkojmë dorëheqjen e zv/kryeministres Belinda Ballukut, sot ne i kërkojmë SPAK arrestimin e Ramës dhe Ballukut, ky moment është për të zgjuar ndërgjegjen tonë, kur drejtësia hesht ne duhet të ngrejmë zërin.
Shqipëria nuk është pronë private as e Ballukut dhe as e Ramës.
and then