PD proteston para Kryeministrisë/ Bardhi: Dyshja Rama-Balluku pas aferës së Tunelit të Llogarasë, ja ç’mund të zbulohet në telefonin e zv/kryeministres

I pyetur nga moderatori i Log, Endri Xhafo, se përse PD ka vendosur të protestojë para kryeministrisë dhe jo para minstrisë së Infrastrukturës, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, u shpreh se kjo bëhet pasi për opozitën pas aferave korruptive për të cilat akuzohet zv/kryeministrja qëndron dhe shefi i saj, Edi Rama.

Bardhi shtoi se nëse sot do të hapej telefoni I saj do të shihej I njëjti komunikim si ajo ka bërë me vartësin e saj, ish-kreun e ARRSH-së Evis Berberi.

“Duam që qytetarët të kuptojnë se kjo aferë nuk është vetëm e Belinda Ballukut, ajo është ekzekutorja e aferës por dhe fakti që e mban në detyrë është pikërisht për këtë sepse Belinda Balluku ka urdhëruar Evis Berberin dhe kjo është zbuluar nga telefoni i tij, po të marrësh telefonin e saj do të zbulosh të njëjtin komunikim të Ramës ndaj saj”, tha Bardhi.

Endri Xhafo: Pse protesta para kryeministrisë dhe jo ministrisë së Infrastrukturës

Gazment Bardhi: Sepse afera e tunelit të Llogarasë, është aferë e përbashkët  dyshes Rama-Balluku

Endri Xhafo: Pra ju synoni on bllok dhe Ramën dhe Ballukun

Gazment Bardhi: Sepse duam që qytetarët të kuptojnë se kjo aferë nuk është vetëm e Belinda Ballukut, ajo është ekzekutorja e aferës por dhe fakti që e mban në detyrë është pikërisht për këtë sepse Belinda Balluku ka urdhëruar Evis Berberin dhe kjo është zbuluar nga telefoni i tij, po të marrësh telefonin e saj do të zbulosh të njëjtin komunikim të Ramës ndaj saj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×