
Pedagogia Arsejda Gjyli, e ftuar në studion e News24, komentoi protestën e sotme të Partisë Demokratike para Kryeministrisë, duke vënë në dukje dobësitë e opozitës në përpjekjet e saj për të fituar besimin e publikut.
“Protesta është një akt demokratik, një mënyrë për të rritur kredibilitetin e një partie dhe për të marrë pushtetin. Por në zgjedhjet e fundit të pjesshme pamë një mungesë iniciative nga opozita, ata nuk u futën me logon politike dhe kjo tregon mungesë serioziteti politik,” tha Gjyli.
Sipas saj, PD-ja ka dështuar edhe në aspektin e PR-it dhe organizimit të brendshëm: “Figurat e reja nuk lejohen të ngrejnë zërin, këshilltarët mungojnë, dhe aksionet protestuese që nisën seriozisht shpërbëhen rrugës. Publiku ngrihet pyetja: A janë këto protesta serioze apo thjesht një shfaqje?”
Gjyli përfundoi duke theksuar mungesën e besueshmërisë brenda PD-së: “Sot opozitës i mungon thelbi për të bërë gjënë të besueshme. Kujt i shërben kjo lloj proteste?”
and then