
Gazetarja Xhensila Kodra për News24 ka dhënë detaje mbi masat e sigurisë që po merren për protestën e thirrur sot nga Partia Demokratike para Kryeministrisë në orën 18:00.
Sipas Kodrës, rreth 500 policë janë në gatishmëri dhe do të pozicionohen pranë kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet tubimi. Një pjesë tjetër e forcave do të qëndrojë në gatishmëri për të ndërhyrë në godinat e tjera nëse situata e kërkon.
Plani i policisë ka nisur që prej orës 14:00, ndërsa parkimi i automjeteve përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit është ndaluar. Nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të protestës, e cila pritet të zgjasë rreth dy orë, të gjitha rrugët që të çojnë në bulevard do të jenë të bllokuara.
Qytetarëve u është kërkuar të shmangin këto rrugë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se mund të ketë spostime të automjeteve nëse protestuesit nuk qëndrojnë vetëm para kryeministrisë, sipas asaj që ka bërë të ditur PD.
and then