“Qëllimi i tubimit, të mbajmë vëmendjen te skandalet e Ballukut”, Bardhi: PD do zhvillojë edhe protesta kombëtare!

Në protestën e zhvilluar sot para Kryeministrisë, e cila zgjati rreth dy orë, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, foli për qëllimet dhe mesazhin e tubimit qytetar.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka folur për protestën e zhvilluar sot para Kryeministrisë, teksa theksoi se pjesëmarrja e vazhdueshme e qytetarëve ka për qëllim të mbajë në vëmendje çështjet që opozita i konsideron skandale qeveritare.

Sipas Bardhit, protesta e sotme është pjesë e një seriesh që synon të kundërshtojë atë që ai e quajti strategji të mazhorancës për të “shuar” nga debati publik çështjen e ministres Belinda Balluku.

“Mazhoranca ka një strategji për të varrosur çështjen e Ballukut dhe për ta larguar nga opinioni publik. Nuk e di numrin total të mediave, por sot mezi gjen një apo dy televizione që e trajtojnë,” u shpreh ai.

Bardhi tha se opozita do të vijojë me protesta të tjera, përfshirë edhe ato me karakter kombëtar, duke theksuar se objektivi është që “çështjet korruptive të Ballukut dhe Ramës të mos harrohen, ashtu siç sipas tij synon qeveria”.

“Sot Balluku do jetë në qendër të vëmendjes mediatike dhe të opinionit publik. Ky ishte qëllimi,” deklaroi Bardhi, duke theksuar se protesta është një mjet për të rikthyer vëmendjen te akuzat e ngritura nga opozita.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×