
Gjyqtari Rocco Chinnici është një nga figurat më të rëndësishme në luftën kundër mafias në Itali.
Më 29 korrik 1983, një shpërthim bombe e vendosur në një makinë në Palermo vrau Chinnici, dy nga truprojat e tij, Mario Trapassi dhe Salvatore Bartolotta, dhe portierin e bllokut të tij të apartamenteve, Stefano Li Sacchi.
Djali i gjyqtarit, në një intervistë për Nisida Tufën në News24 ka treguar detaje nga jeta me të atin, në një kohë që ai ishte gjithë kohës i kërcënuar nga mafia.
Pjesë nga intervista:
Si ishte jeta e përditshme e babait tuaj jashtë punës si gjyqtar? Ju keni bërë një libër për të “300 ditë me diell”, si e përshkruani atë?
Giovanni Chinnici: Unë kam rrëfyer në librin “300 ditë me diell’’ jetën time si djali i Rocco Chinnici, pikërisht për periudhën kur babai im ishte i angazhuar kundër mafies dhe krimit të organizuar në Siçili. Por ai ishte edhe një baba. Këto detyra, baba, magjistrat dhe bashkëshort, ishin pjesë e një njeriu. Ajo që unë përshkruaj lidhet me rolin e tij si baba, por edhe si magjistrat. Ishte një njeri shumë allegro, i qeshur. Kështu ishte edhe në zyrë me kolegët e tij, dhe kishte këtë forcë psikologjike, këtë kurajo të madhe që e shtynin të përballonte një mafie që në ato vite ishte shumë e dhunshme dhe e rrezikshme, gjithmonë e përballonte me shumë qetësi. Këtë na e përcillte edhe ne familjarëve, pavarësisht rreziqeve shumë të mëdha.
Si e përjetonte ai rrezikun që e shoqëronte çdo ditë?
Giovanni Chinnici: Ai e jetonte me shumë normalitet. Thoshte që për një gjykatës në ato vite ishte normale të përballej me rrezikun se mund të vritej. Dhe përtej kësaj, përballonte detyrën e tij si drejtues i zyrës së instruksioneve sikur të ishte një gjë normale, një gjë e zakonshme. Dhe këtë normalitet, edhe pse në realitet po bënte diçka jashtëzakonisht të fortë kundër mafies, e përcillte edhe te ne familjarët. Kështu që për ne ai bënte një punë normale.
A ishte familja juaj plotësisht e vetëdijshme për rreziqet që ai përballonte?
Giovanni Chinnici: Po, ishte. Ishte plotësisht i vetëdijshëm edhe sepse mbërrinin kërcënime përmes telefonit, në atë kohë nuk kishte telefona celularë. Kështu që këto kërcënime bëheshin ose përmes letrave, ose përmes telefonit të shtëpisë. Ndonjëherë merren edhe nga ne fëmijët e tij, ose nga nëna ime. Kështu që ne i dinim shumë mirë rreziqet me të cilat përballej. Përtej kësaj, në ato vite tashmë disa magjistratë ishin vrarë: Terranova, Costa, ishin kolegë të babait tim që u vranë disa vite para tij, funksionarë të ndryshëm policie, nëpunës shteti, në ato vite dihej që kush përballej me mafian mund të vritej. Kështu që ishim plotësisht të vetëdijshëm. Por në sajë të qetësisë së tij, alegros së tij, ia dolëm ta përballonim atë rrezik me qetësi.
and then