
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali mirëpriti në Tiranë, Ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë, Johann Wadephul, i cili po zhvillon një tur në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor: Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Shqipëri, Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në takimin bilateral, Ministri gjerman theksoi përparimin që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë lidhur me reformat jetike për procesin e anëtarësimit si ato në fushën e sundimit të ligjit.
Ministrja Spiropali i shprehu homologut të saj mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur politike dhe teknike, që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian.
Sipas Spiropalit, Gjermania ka mbajtur gjithmonë qasje të drejtë dhe meritore ndaj procesit të zgjerimit, që e ka mbajtur gjallë procesin e zgjerimit edhe në momente të vështira dhe e ka bërë atë të besueshëm për Shqipërinë dhe për vendet e tjera të rajonit.
Të dy ministrat ndanë bindjen se Ballkani Perëndimor është pjesë e natyrshme dhe e pazëvendësueshme e familjes europiane.
and then