
Zbardhen detaje nga seanca gjyqësore për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa SPAK ka hapur një hetim të ri për ish-zyrtarin në arrati.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për se prokurori Elvin Gokaj, ka kërkuar të pyeten si dëshmitarë 14 persona, ndër to dhe ish-ministri Shkëlqim Cani. Prokurori i SPAK theksoi se është rënë në kontakt se një shumë e madhe parash, konkretisht 3 milionë euro, është transferuar nga Shqipëria në një vend të BE-së, drejt Austrisë.
“Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend të BE që po verifikohet”, tha prokurori. Ndërkohë, avokati i Ahmetajt, tha se; “Prokurori po thotë qe po na doli gjë nga kjo do ngrijmë akuze, nese ka hetime te tjera për këtë çështje prokurori nuk kishte ngutje te mbyllte hetimet, nuk mund te jete proces i rregullt me akte surprize, nëse ka prova te tjera prokurori ti paraqesë”.
and then