
Zv. presidentja e PL, Erisa Xhixho, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës ditën e sotme në orën 18:00.
Xhixho theksoi se qytetarët duhet të protestojnë pasi sipas saj, po hartohen ligje pa transparencë, dhe në kundërshtim me vlerat shqiptare.
“Sot në orën 18:00, bashkohemi të gjithë në protestë përballë Kryeministrisë! Sepse familjet dhe fëmijët e këtij vendi meritojnë politika që i mbrojnë, jo ligje të hartuara pa transparencë, pa konsultim dhe në kundërshtim me vlerat e shoqërisë shqiptare.
Sepse ekonomia e familjeve shqiptare po rrënohet përditë nga rritja e kostove bazë të jetesës, ndërsa qeveria vazhdon me abuzimet, aferat klienteliste dhe premtimet e pambajtura.
Sepse demokracia është nën sulm: institucionet janë kapur, zëri i qytetarëve shpërfillet dhe vendi drejtohet përmes arbitraritetit, jo përmes ligjit dhe llogaridhënies.
Të ngremë zërin bashkë! Shqipëria ka qytetarë të ndershëm, punëtorë dhe patriotë që nuk pranojnë të heshtin përballë padrejtësive. Të gjithë bashkë, sot në ora 18:00 protestojmë për familjen, për ekonominë, për demokracinë!”, tha ajo.
and then