
Unaza e Madhe e Tiranës nuk ka një dalje që e lidh atë me zonën e “5 Majit”.
Megjithëse është një projekt i shtrenjtë dhe që ka kushtuar dhjetëra milionë euro, duke u konsideruar si një nga rrugët më të shtrenjta për kilometër në Shqipëri, banorët e kësaj zone aktualisht nuk kanë akses direkt në Unazë dhe detyrohen të bëjnë një rrugë më të gjatë për të përdorur daljen më të afërt.
Kjo i detyron ata të futen në trafikun e rënduar të rrugëve të brendshme të qytetit për të mbërritur në shtëpitë e tyre. Ndërkohë, projekti parashikon ndërtimin e një ure pikërisht në këtë pikë lidhëse.
“Kanë një vit që thonë se do ta bëjnë daljen dhe ende s’është bërë asgjë. Më duket se nuk kanë asnjë plan,” shprehet ai i zhgënjyer.
Që në shtator 2021, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, pati premtuar se segmenti i Unazës do të hapej në gusht 2023 një afat që nuk u respektua. Më vonë, në vitin 2023, ish-drejtuesi i ARRSH-së (aktualisht në burg), Berberi, deklaroi se projekti do të përfundonte në vitin 2024.
Në realitet, Unaza u hap me nxitim në fund të vitit, për të respektuar premtimin e datës 31 dhjetor 2024, por cilësia e punimeve ka shkaktuar pakënaqësi tek qytetarët. Edhe pse rruga është vënë në funksion, jo të gjitha hyrjet dhe daljet janë funksionale, dhe rasti konkret është kjo urë që lidh unazën me zonën e 5 Majit
and then