Bardhi zbardh takimin me zyrtarin e DASH, Mark Fleming. Demokrati: Shqipëria ka nevojë reale për luftë kundër krimit. Qeverisja s’duhet të ketë lidhje me…

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar takimin me Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mark Fleming.

Bardhi shkruan se SHBA mbetet një partner kyç në mbështetjen e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane, ndërsa thekson se vendi ka nevojë për një luftë reale kundër krimit të organizuar. Sipas tij, për këtë nevojitet një qeverisje e përgjegjshme dhe një drejtësi e pavarur dhe me integritet.

Postimi i plote

Kënaqësi takimi me Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit z. Mark Fleming. Lufta ndaj krimit të organizuar duhet të jetë prioritet i çdo vendi anëtar të NATO-s. Shqipëria ka nevojë për luftë reale ndaj krimit të organizuar, dhe për këtë nevojitet një qeverisje e përgjegjshme, e pa lidhur me krimin e organizuar, si dhe një drejtësi të pavarur dhe me integritet. SHBA ka qenë dhe mbetet një partner kyç në mbështetjen e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×