
Deputetët e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni dhe Kastriot Piroli, panë nga afër situatën e krijuar nga moti i keq në Kurbin. Gjatë takimeve me banorët, deputetët konstatuan mungesë të plotë vëmendjeje nga autoritetet vendore dhe ato qendrore.
Sipas deputetëve, problematikat e përsëritura ndër vite nuk janë adresuar me ndërhyrjet e nevojshme parandaluese, duke bërë që dëmet të jenë edhe më të mëdha. Një tjetër çështje shqetësuese e evidentuar gjatë inspektimit ishte fakti se ende ka familje të mbetura të pastreha që prej tërmetit të vitit 2019. Deputetët u shprehën se shumë prej tyre vijojnë të jetojnë në kushte të rënda, në banesa të rrënuara, ku çdo reshje paraqet rrezik të përditshëm.
Deputeti Gjin Gjoni kritikoi propozimin për uljen e buxhetit të bujqësisë nga 5% në 2.5%, duke e cilësuar të papranueshëm për një sektor kyç që siguron jetesën e mijëra familjeve në zonat rurale.
“ Kjo është edhe mënyra se si buxheti për bujqësinë nga 5% që është premtuar nga qeveria Rama, dhe këtë javë që vjen do diskutohet në parim, do diskutohet nen për nen. Rezulton që ku buxhet ka zbritur në 2.5%. Tregon që situata është alarmante. Organet e qeverisjes vendore nuk kanë marrë asnjë masë në këtë zonë.”, tha Gjoni.
Deputetët i bënë thirrje pushtetit vendor dhe atij qendror të ndërhyjnë me urgjencë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga përmbytjet.
and then