
Netët finale të edicionit të 25-të të Festivalit “Kënga Magjike” janë vetëm pak orë larg.
Sipas traditës, nata e parë çelet me këngën fituese të festivalit parardhës.
Kujtojmë se vitin e kaluar, dueti midis Rozana Radit dhe Sanyt rrëmbeu kupën e çmimit të parë, por duket se këtë vit nuk po fryn një aromë bashkëpunimi.
Gjatë verës dyshja u përfshi në lajme që nënvizuan fundin e tyre profesional, çka po reflektohet edhe në përgatitjet e Festivalit.
Producenti Ardit Gjebrea është parë në takim vetëm me Rozin, ndërsa agjentët tanë në Pallatin e Kongreseve kanë vënë re se Sany e ka përfunduar i vetëm provën.
Të shohim ç’do të ndodhë nesër!
and then