
Ish-lojtari i njohur i kombëtares, Redi Jupi, në “Log” në News 24, vlerësoi golin e Manaj ndaj Serbisë si një pikë sportive shumë të rëndësishme. Sipas tij, nëse do të shkosh në evente të mëdha, duhet fat. Jupi dha mendimin e tij, edhe për trajnerin Sylvinho.
“Ai goli ndaj Serbisë ishte si pikë sportive të historisë së Shqipërisë dhe jo vetëm të golit. Po luanim ndaj një rivali historik. Dihej problematika që kemi ndaj tyre. Na duhej fitorja ndaj një kundërshtari më të kuotuar se ne, asnjëherë nuk na është dashur më shumë.
Për të kaluar në evente të mëdha, fatin duhet ta kesh me vete patjetër. Unë nuk e diskutoj këtë.
Në një moment të caktuar, patëm dëshime për Sylvinhon. Ai e njeh ekipin shumë mirë”- Tha Redi Jupi.
and then