Kosova sfidon Zvicrën, Ademi: Gati, ky është momenti ynë

Kosova pret Zvicrën në ndeshjen e fundit kualifikuese të botërorit. Presidenti i Federates së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nërpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se gjithçka është gati për sfidën që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme! Ekipi organizativ ka punuar me përkushtim që nga orët e para të mëngjesit dhe çdo detaj është vënë në vend. Fusha na pret, tribunat janë gati të mbushen me emocion, zëra e brohorima.

Tani është momenti ynë, është koha e ekipit dhe tifozëve. Shihemi në stadium!”, ka shkruar Ademi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×